Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesshme

Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka nevojë për staf akademik me kohë të pjesshme nga kategoria asistent lektor, për  lëndë si më poshtë:

  • Diversiteti kulturor dhe fetar në media. Niveli Master. Viti I.
  • Redaktim në media. Niveli Bachelor. Viti II
  • Kurs special 2. Viti I. Sem II

Lënda: Diversiteti kulturor dhe fetar në media.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli doktor i shkencave në gazetari apo shkenca komunikimi
  3. Nota mesatare e studimeve universitare mbi 8.
  4. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
  2. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  3. Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionion e kohës.
  4. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor

Lënda: “Redaktim në media”

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në Gazetari dhe Komunikim në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli doktor i shkencave në gazetari apo shkenca komunikimi
  3. Nota mesatare e studimeve universitare mbi 8.
  4. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në pune mbi 5 vjet si gazetar në media.
  2. Të ketë përvojë pune si menaxher informacioni në media mbi 5 vjet
  3. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  4. Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionin e kohës.
  5. Të ketë aftësi për të redaktuar produktet mediatike.

Lënda: Kurs special 2. Viti I. Sem II

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Diplomë e studimeve universitare në universitetet shqiptare të akredituara apo në universitete jashtë vendit.
  2. Titulli doktor i shkencave në gazetari, shkenca komunikimi dhe drejtime të shkencave humane si Sociologji, Albanologji, Filozofi.
  3. Nota mesatare e studimeve universitare mbi 8.
  4. Të zotërojnë me dëshmi gjuhën angleze.

5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në pune mbi 5 vjet si gazetar në media.
  2. Të ketë kryer punime shkencore në drejtimet që mbulon lënda
  3. Aftësi për të punuar në grup, komunikues dhe të punojë nën presionin e kohës.
  4. Të ketë aftësi për të transmetuar përvojën e krijuar gjatë punës si gazetar për studentët e gazetarisë dhe komunikimit

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  5. Tituj ose grada shkencore (të noterizuara);
  6. Vërtetim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr;
  7. Fotokopje të mjetit të identifikimit;
  8. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca, apo seminare , workshop;
  9. Të paktën dy referenca nga profesor të fakultetit përkatës;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  12. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.

Dokumentacioni do të dorëzohet pranë laborantes  së departamentit.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 03. 10.2018-08.10.2018

Shpërnda lajmin: