Agjendë për ditën e parë të mësimit, viti akademik 2019-2020  


Me rastin e fillimit të vitit të ri  akademik 2019-2020, në Fakultetin tonë, po paraqesim grafikun e  mëposhtëm për organizimin e ditës së parë (datë 14.10.2019).

Duke ju uruar vit akademik të mbarë studentëve, stafit akademik dhe atij ndihmës, ju bëjmë me dije agjendën sipas departamenteve:

Departamenti Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 10:00, auditori nr. 326, ku do të jetë i pranishëm Dekani i FHF-së, Prof. Dr. Sabri LAÇI.

Departamenti Gjeografisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr. 324, ku do të jetë i pranishëm Dekani i FHF-së, Prof. Dr. Sabri LAÇI.

Departamenti Gjuhës dhe i Letërsisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr 210 ku do të jetë e pranishme zv Dekane  e FHF-së, Prof. Dr. Mimoza Gjokutaj.

Departamenti Historisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr. 313, ku do të jetë i pranishëm dhe Zv. Dekani Prof. asoc. dr. Ermal Baze.

Departamenti Gazetarisë – prezantimi i stafit me studentët do të zhvillohet në ora 09:00, auditori nr. 311, ku do të jetë i pranishëm zv  Dekani i FHF-së, Dr. Agron Gjekmarkaj.

Shpërnda lajmin: