Kriteret e kalimit në vitin pasardhës


 

Studenti kalon nga viti i parë në vitin e dytë, kur ka siguruar të paktën 30 kredite të vitit të parë. Studenti kalon nga viti i dytë në vitin e tretë, kur ka siguruar të paktën 90 kredite nga viti i parë dhe i dytë. Studenti i vitit të fundit që në përfundim të provimeve të vitit rezulton me 30 kredite të pashlyera, ka të drejtë t’i likujdojë ato në një periudhë të caktuar nga dekanati, përpara sezonit të diplomimit. Studenti që shlyen këto detyrime, lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës. Në rast të kundërt, i lind e drejta e shlyerjes së tyre në sezonin e riprovimeve të vjeshtës, ndërsa diplomimi bëhet në sezonin e dimrit. Studenti lejohet të hyjë në mbrojtjen e diplomës, pasi ka fituar të gjitha kreditet e parashikuara në programin mësimor.

Shpërnda lajmin: