Fillon aplikimi i Platformës Moodle nga Departamenti i Gjeografisë

Në kuadër Projektit GeoWeb – Modernizimi i arsimimit të Gjeodetëve në Ballkanin Perëndimor, financuar nga Programi i Bashkimit Evropian, Erasmus+, nga Deprtamenti i Gjeografisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, u trajnuan Dr. Erka Çaro dhe Prof. As. Sonila Papathimiu për përdorimin e platformës MOODLE në mësimdhënie si dhe për E-learning dhe Problem Based Learning. Këto platforma online kanë filluar të aplikohen dhe në disa kurse të Masterit Shkencor Gjeografi. Synimi është të zgjerohet përdorimi i tij nga pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Shpërnda lajmin: