Fillojnë procedurat për përzgjedhjen e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2017-2018


Departamenti i Letërsisë

Kërkohet asistent për lëndët “Letërsi shqipe e Rilindjes” në nivelin Bachelor. Kandidati  duhet të plotësojë kriteret:

 a) Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në Master Shkencor ose diplomë ekuivalente me të në  degën Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare niveli I, Bachelor  mbi 9. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit II, DIND ose diplomë ekuivalente me të mesatarja duhet të jetë mbi 9.
  3. Të zotërojë diplomë të ciklit të dytë të studimeve (MND) në drejtimin Studime Letrare. Të ketë notë mesatare të studimeve të ciklit të dytë, MND, mbi 9.5.
  4. Të zotërojë me dëshmi gjuhën angleze.
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

b) Kritere të veçanta:

  1. Të ketë mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave në Letërsi” në Departamentin e Letërsisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të Universitetei të Tiranës me mbi 95 pikë; ose të ketë mbrojtur gradën shkencore Doktor i Shkencave në Letërsi në Universitete të tjera jashtë vendit.
  2. Të ketë pjesëmarrje të vijueshme, gjatë tre viteve të fundit, në konferenca e seminare shkencore kombëtare e ndërkombëtare e në projekte kërkimore.
  3. Të ketë botime shkencorë në shqip e në gjuhë të huaj në fushën e studimeve të letërsisë shqipe.
  4. Të ketë përvojë në mësimdhënie në institucione të arsimit të lartë publik.

Departamenti i Arkeologjisë dhe i Trashëgimisë Kulturore

Kërkon staf akademik me kohë të pjesshme për 6 (gjashtë) lëndë si më poshtë:

  1. Lënda: Histori e Shqipërisë”, pjesa e parë (lashtësia) dhe për pjesën e tretë (Periudha e Rilindjes deri sot)
  2. Lënda:Marrëdhëniet publike të entiteteve të trashëgimisë kulturore dhe Mediatizimi i trashëgimisë kulturore.
  3. Lënda: Arkeologjia e provincave romake.
  4. Lënda: “Arkeologji e antikitetit të vonë dhe e mesjetës”
  5. Lënda: Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore
  6. Lënda: Muzeologji

Lënda: “Histori e Shqipërisë”, pjesa e parë (lashtësia) dhe për pjesën e tretë (Periudha e Rilindjes deri sot)

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e Historisë, në FHF, në UT.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
  2. Aftësi për të punuar në grup, komunikuese dhe të punojë nën presionion e kohës.
  3. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në seminare me tema historike.
  4. Të ketë përvojë në organizimin e praktikave mësimore.

Lënda: Marrëdhëniet publike të entiteteve të trashëgimisë kulturore dhe Mediatizimi i trashëgimisë kulturore.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e Shkencave të Komunikimit.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

  b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie
  2. Të ketë botuar në çështje që lidhen me komunikimin në publik.
  3. Aftësi komunikuese.

Lënda: Arkeologjia e provincave romake.

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e historisë/arkeologjisë.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi 9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

  b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë botuar në çështje që lidhen me arkeologjinë e periudhës helenistike –romake.
  2. Pjesëmarrje në konferenca shkencore me temë arkeologjinë e periudhës helenistike-romake.
  3. Të ketë përvojë në mësimdhënie.
  4. Preferohet të ketë titullin “Doktor i Shkencave”

Lënda: “Arkeologji e antikitetit të vonë dhe e mesjetës”

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e historisë/arkeologjisë.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi  9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

  b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë botuar në çështje që lidhen me arkeologjinë e periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetës.
  2. Pjesëmarrje në konferenca shkencore me temë arkeologjinë e periudhës së antikitetit të vonë dhe mesjetës
  3. Të ketë përvojë në mësimdhënie.
  4. Preferohet të ketë titullin “Doktor i Shkencave”

Lënda: “Legjislacioni i Trashëgimisë Kulturore”

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e historisë/arkitekturë/urbanistikë/juridik.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi  9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

  b). Kritere te veçanta:

  1. Të ketë përvojë të dokumentuar në administrimin e pasurisë kulturore
  2. Aftësi komunikuese.
  3. Të ketë përvojë në mësimdhënie.

Lënda: “Muzeologji”

a). Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë diplomuar në Master shkencor ose diplomë ekuivalente me të në Degën e historisë/arkeologjisë.
  2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8.5 dhe mbi  9 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
  3. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

  b). Kritere te veçanta:

  1. Përvojë e dokumentuar në studimet muzeore dhe administrimin e muzeve
  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie.
  3. Aftësi komunikuese.

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit

Lënda: Atelie Televizive semestri II.

Kandidatët konkurrentë për pedagog i jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të kenë diplomë “Master Shkencor” ose diploma ekuivalente me të në degën gazetari, shkenca sociale, drejtesi.
  2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8 ( në rastet e diplomave të integruara të nivelit të dytë / dhe mbi 8 për çdo cikël studimi në rastet e diplomave bachelor dhe master shkencor).
  3. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë tjetër të huaj perëndimore.
  4. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët konkurentë preferohet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të kenë përvojë pune  mbi 10 vjet në gazetari televizive, mundësisht në kanalet televizive kombëtare ose në mediat jashtë vendit.
  2. Të kenë specializime ose kualifikime shkencore brenda dhe jashtë vendit.
  3. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesemarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë.

DEPARTAMENTI I GJUHËS 

Lënda: “Fonetikë historike”

Kandidatët konkurrentë për pedagog i jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

1.Të kenë diplomë “Master Shkencor” ose diploma ekuivalente me të në degën Gjuhë-Letërsi.

2.Të kenë notë mesatare të studimeve universitare mbi 9.5 (në rastet e diplomave të integruara të nivelit të dytë / dhe mbi 9.5 për cdo cikël studimi në rastet e diplomave bachelor dhe master shkencor).

3.Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.

4.Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët konkurentë të plotësojë këto kritere të vecanta:

  1. Të jetë diplomuar në Master shkencor”, drejtimi gjuhësi historike , në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në UT
  2. Të zotërojë shumë mire një nga gjuhët klasike (greqisht, latinisht) me dëshmi
  3. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  4. Të zotërojë dëshmi të kryerjes së trajnimeve a kurseve për gjuhësinë historike..
  5. Të ketë aftësi për të nxitur debatin për tema nga gjuhësia historike.

DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË

Lënda: Praktikë Profesionale per Masterin Profesional “Mesues i Gjeografise”

Kandidatët konkurrentë për pedagog i jashtëm duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

1.Të kenë diplomë “Master Shkencor” ose diploma ekuivalente me të në degën gjeografi.

2.Të kenë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8 (në rastet e diplomave të integruara të nivelit të dytë / dhe mbi 8 për cdo cikël studimi në rastet e diplomave bachelor dhe master shkencor).

3.Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.

4.Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët konkurentë të plotësojë këto kritere të vecanta:

  1. Të kënë kualifikime shkencore brenda dhe jashte vendit.
  2. Të kenë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
  3. Të kenë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë.
  4. Të ketë formim dhe edukim sa më të plotë ne fushën e didaktikës.
  5. Preferohet të kenë gradën shkencore “Doktor”

 


Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njehësimit nga Ministria e Arsimit;
  • Listë notash (fotokopje e noterizuar) Dëshmi të gradës ose titujve shkencorë (fotokopje e noterizuar);
  • Për diplomat master ose “Doktor i shkencave” të fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njehësimit  nga Ministria e Arsimit;
  • Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca, seminare etj;
  • Kopje të botimeve shkencore;
  • Dy rekomandime nga stafi akademik i fakultetit ku ka ndejkur studimet e larta;
  • Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  • Dëshmi penaliteti.

Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dosjet pranë Departamenteve përkatëse nga data 29.09.2017-09.10.2017.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

Shënim: Përjashtohen nga procedurat e konkurrimit kandidatët që kanë qenë të angazhuar edhe në vitet e kaluara akademike apo kanë qenë personel akademik me kohë të plotë. Këta të fundit duhet të përditësojnë dokumentacionin e paraqitur vitet e mëparshme.

Shpërnda lajmin: