Shtyhet afati deri në datë 2 Maj 2017, ora 13.00 për paraqitjen e dokumentave për studentët e ciklit të parë Bachelor që përjashtohen nga tarifa e shkollës

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kategoritë e studentëve të ciklit të parë që të përjashtohen nga tarifa e shkollimit – viti akademik 2016-2017

Bazuar në V.K.M Nr. Nr. 269, datë 29.03.2017, dokumentacioni që duhet të dorëzojnë studentët e ciklit të parë për tu përjashtuar nga tarifa vjetore e shkollimit është si vijon:

a) Studentët me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore;

  • Studentë që nuk shikojnë (Verbër) / tetraplegjikë / paraplegjikë / me aftësi të kufizuar:
  1. Fotokopje të noterizuar të Vërtetimit të K.M.P.V-së ( Komisionit të përcaktimit të verbërisë) ose të Vërtetimit të K.M.C.A.P-së ( Komisionit të caktimit të aftësisë për punë);
  2. Vertetimi origjinal nga njësia e vetëgeverisjes vendore për masën e pagesës së verbërisë/ paaftësisë që merr studenti;
  3. Vërtetimi nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë ose nga shoqata përkatëse;
  4. Fotokopje e noterizuar e Librezës së Verbërisë/ Fotokopje e noterizuar e statusit të paraplegjikut/ teraplegjikut;
  5. Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit të studentit.
  • Studentët fëmijë të personave/familjes me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCA-së për punë, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë nga ligji nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë e vetëqeverisjes vendore:
  1. Kopje origjinale ose e noterizuar e Vërtetimit të KMCAP-së (Komsionit të caktimit të aftësisë për punë) për student–in me prindër me aftësi të kufizuar (invalid pune, invalid paraplegjik, invalid tetraplegjik );
  2. Vërtetim që lëshon shoqata e invalidëve të puns së rrethit përkatës së bashku me fotokopjen me vulë të njomë të Dëshmisë së Invalidit të Punës të përfituar sipas statusit të invalidit të punës;
  3. Vërtetim origjinal të institutit të sigurimeve shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit;
  4. Vërtetim nga njësia e vetëgeverisjes vendore për masën e ndihmës ekonomike të plotë apo të pjesshme që përfiton familja e studentit;
  5. Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me invalidin e puns/ invalidin paraplegjik ose tetraplegjik;
  6. Fotokopje të kartës së identitetit të studentit dhe të prindit invalid;
  7. Studentët familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve;

b) Studentët, familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të vetëqeverisjes vendore:

  1. Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me kryefamiljarin fainilja e të cilit përfiton ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshine nga njësitë e vetëqeversijes vendore;
  2. Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore në lidhje me masën e ndihmës ekonomike që përfiton familja. Vërtetimi i ndihmës ekonomike duhet të ketë të shënuar numrin e dosjes dhe të jetë shënuar qartë shuma e ndihmës ekonomike (me shifra dhe me fjalë), si dhe masa e ndihmës ekonomike (e plotë ose e pjesshme). Vërtetimi duhet të jetë me numër protokolli, të jetë nënëshkruar nga përgjegjegjësi i seksionit të ndihmës ekonomike dhe kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe të jetë i vulosur. Nuk pranohen vertëtime me korrigjime të pafirmosura nga personat përgjegjës dhe të pavulosura.
  3. Fotokopje të kartës së identitetit të studentit.
  • Studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve:
  1. Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Çertifikatë vdekjeje e prindit që u është ndarë nga jeta;

      Vërtetime që vërtetojnë të ardhurat vjetore të familjes, si më poshtë:

  1. Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore cië familja përfiton ndihmë ekonomike si familje në nevojë;
  2. Vërtetimi nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve që asnjë nga familjarët e studentit (personat mbi 18 vjec) nuk ushtrojnë aktivitet privat;
  3. Vërtetime nëse prindërit apo ndonjë pjesëtar i familjes mbi 18 vjec janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë (nga zyra e punës);
  4. Vërtetim familjarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (nëse përfitojnë ose jo);
  5. Vërtetim nëse familjarët kanë tokë ose pasuri të palujtshme fitimprurëse në pronësi.

c) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç:

  1. Çertifikatë Familjare;
  2. Fotokopje e kartës së identitetit;
  3. Çertifikatën e vdekjes së dy prindërve;
  4. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë;

ç) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

  • Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit:
  1. Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore (nga të dy prindërit) (kopje origjinale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës).
  • Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton:
  1. Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga njëri prind) ( Kopje origjijnale ose kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës)
  3. Certifikatë vdekjeje e prindit tjetër;

d) Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore:

  1. Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Vërtetim nga Ministria e Mirëqënies Sociale ose Ministria e Brendshme që kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore;

dh) Studentët fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria përgjegjëse për punët e brendshme dhe ajo e mbrojtjes:

  1. Çertifikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Çertifikatë vdekje e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
  3. Vërtetim konfirmimi nga Ministria përkatëse.

e) Studentët romë dhe ballkano–egjiptianët, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mirëqenien sociale:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Vërtetim anëtarësie në shoqatën përkatëse;
  3. Vërtetim konfirmimi nga Ministria për mirëqënien sociale;

ë) Studentët fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie:

  1. Çertifikatë Familjare që vërteton lidhjen e studentit me prindin të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie;
  2. Vëretimi i statusit të prindit ish të përndjekur / dënuar politik;
  3. Dëshmi penaliteti për prindin ish të përndjekur politik ose vërtetim për kohën e dënimit të lëshuar nga ministria e punëve të brendshme.

f) Studentët e shkëlqyer që rezultojnë me notën mesatare vjetore 10 (dhjetë), për studentët e regjistruar në vitet pas të parit, notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha provimeve/detyrimeve të shlyera dhe të parashikuara për programin përkatës të studimit për vitet pararendëse. Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës;

g) Studentët e shkëlqyer, me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që ndjekin studimet në një program studimi të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë. Notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 (dhjetë) e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Lista e studentëve të shkëlqyer hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe në institucionet publike të arsimit të lartë.

Nuk përfitonë nga ky vendim individët që u takojnë shtesave sociale më lart, të cilët:

Janë duke ndjekur një program të dytë studimi për të cilin duhet të përballojnë koston e plotë të Nga ky rregull përjashtohen studentët e shkëlqyer

Studentët përsëritës.

AFATI PER DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT NGA 14-25 PRILL 2017. Dokumentacioni dorëzohet personalisht nga secili prej studentëve ose njëri nga prindërit.

 

Shpërnda lajmin: