Departamenti i Gjeografisë kërkon të punësojë 2 pedagogë si staf akademik “Lektor” me kohë të pjesshme për vitin akademik 2017-2018.

Lëndet që do të zhvillojë 1 pedagog janë: Bazat e SIG-ut dhe Interpretimi i Fotove Ajrore

Lënda që do të zhvillojë 1 pedagog janë: Projekt ne SIG

Kandidatët konkurentë për pedagog i jashtëm duhet të plotësojë këto kritere të  përgjithshme:

  1. Të ketë mbaruar studimet universitare bachelor në “Gjeografi”ose degë të përafërta me të.
  2. Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore.
  3. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët konkurentë të plotësojë këto kritere të vecanta:

  1. Të ketë gradën “Doktor i Shkencave”  ose ekuivalente me të në  GIS, Gjeoinformatike, Remotesensing.
  1. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare mbi 8 (në rastet e diplomave të integruara të nivelit të dytë / dhe mbi 8 për cdo cikël studimi në rastet e diplomave bachelor dhe master shkencor).
  2. Të këtë kualifikime shkencore dhe pjesëmarrje në projekte brenda dhe jashtë vendit në fushat e sipërcituara.
  3. Të ketë veprimtari shkencore, botime monografish, artikujsh, pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e sipërcituara.
  4. Të ketë përvojë në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë (IAL) në fushat e sipërcituara.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Curriculum Vitae;
  • Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njehësimit nga Ministria e Arsimit;
  • Listë notash (fotokopje e noterizuar) Dëshmi të gradës ose titujve shkencorë (fotokopje e noterizuar);
  • Për diplomat master ose “Doktor i shkencave” të fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njehësimit  nga Ministria e Arsimit;
  • Dëshmi të pjesëmarjes në konferenca, seminare etj;
  • Kopje të botimeve shkencore;
  • Dy rekomandime nga stafi akademik i fakultetit ku ka ndejkur studimet e larta;
  • Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  • Dëshmi penaliteti.

Kandidatët e interesuar të dorëzojnë dosjet pranë departamentit përkatës nga data 10.11.2017-23.11.2017.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

Shënim: Përjashtohen nga procedurat e konkurrimit kandidatët që kanë qenë të angazhuar edhe në vitet e kaluara akademike apo kanë qenë personel akademik me kohë të plotë. Këta të fundit duhet të përditësojnë dokumentacionin e paraqitur vitet e mëparshme.

Shpërnda lajmin: