Master Shkencor


 

Cikli i dytë i studimeve përfshin programet e studimit “Master i shkencave” referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Programet e studimit “Master i shkencave” pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen në programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike.

Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë zhvillohet Master i Shkencave në departamentet:

  1. Departamenti i Gjuhësisë
    1. Drejtimi: “Gjuhësi e sotme”
    2. Drejtimi: “Gjuhësi historike”
  2. Departamenti i Letërsisë
    1. Drejtimi: “Teori dhe kritikë letrare
    2. Drejtimi: “Letërsi e përgjithshme dhe e krahasuar
    3. Drejtimi: “Studime letrare shqipe dhe antropologji kulti
  3. Departamenti i Historisë
    1. Drejtimi: “Histori
    2. Drejtimi: “Marrëdhënie ndërkombëtare
  4. Departamenti i Gjeografisë
    1. Drejtimi: “Gjeografi”

5. Departamenti i Gazetarisë

  1. Drejtimi:  “Marrëdhënie publike”
  2. Drejtimi:  “Gazetari europiane dhe ndërkombëtare”
  3. Drejtimi:  “Komunikimi ndërkulturor”
  4. Drejtimi:  “Marketing mediatik”
  5. Drejtimi:  “Drejtimi dhe menaxhimi i mediave”

Titulli i Diplomës është:

1. Master i Shkencave në Gjuhë, drejtimi:

    1. “Gjuhësi e sotme”;
    2. “Gjuhësi historike”;

2. Master i Shkencave në Letërsi, drejtimi:

    1. Teori dhe kritikë letrare”;
    2. Letërsi e përgjithshme dhe e krahasuar”:
    3. Studime letrare shqipe dhe antropologji kulti”;

3. Master i Shkencave në Histori, drejtimi:

    1. Histori”;
    2. Arkeologji”:
    3. Trashëgimi kulturore”;
    4. Marrëdhënie ndërkombëtare”;

4. Master i Shkencave në Gjeografi, drejtimi: “Gjeografi”

5. Master i Shkencave në Gazetari, drejtimi:

    1. “Marrëdhënie publike”
    2. “Gazetari europiane dhe ndërkombëtare”
    3. “Komunikimi ndërkulturor”
    4. “Marketing mediatik”
    5. “Drejtimi dhe menaxhimi i mediave”
Shpërnda lajmin: