Menu:

Të drejtat dhe detyrat e studentëve

Të drejtat:
Të ndjekë leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tij;

Më shume...

Detyrat:
1. Të njohë me hollësi rregulloren e fakultetit/institutit e detyrimet që lindin dhe të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre;

Me shume...

 

Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

Example content image

Për shoqërinë e informacionit që mbështetet fuqishëm në zhvillimin bazuar në dije, sistemet bibliotekare janë infrastrukturë themelore e domosdoshme për edukimin  dhe shkencën e avancuar dhe po ashtu për zhvillimin kulturor, teknologjik dhe ekonomik. Këtë  mision përmbush  dhe Bibliotekare Shkencore e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.


Biblioteka zë një sipërfaqe prej rreth 800 m2. Ka një fond prej rreth 150 mijë libra e revista të cilat shfytëzohen nga studentë e pedagogë  të fakultetit Histori –filologji dhe fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ajo përbëhet nga një staf prej pesë punonjësish të kualifikuar e trajnuar për të  përmbushur të gjitha proceset e punës në bibliotekë.
Example content image

Nga  vitin  2001 me ndihmën e Fondacionit “Soros “ u krijua salla e madhe e studimit  me fonde të hapura, e cila është e pajisur me kompjutera, internet si dhe ne sistem ngrohje që u vjen  shumë në ndihmë studentëve për lexim,, studim e fotokopje të materialeve të ndryshme bibliotekare.

Në bibliotekë ka një frekuentim të gjerë prej studentëve të sistemit me dhe pa shkëputje, studentë të masterit  dhe pedagogëve, jo vetëm për të huazuar libra por dhe për të studjuar në sallë .
Example content image

Librat që ofron kjo bibliotekë janë të ndyshëm në përputhje  me kërkesat që kanë vetë anëtarët e saj. Tematika e tyre është e gjerë, kryesisht janë libra shkencorë dhe artistikë. Ka përgjithësisht libra për gjuhësinë, letërsinë, historinë, gjeografinë, psikologjinë, gazetarinë, studime shkencore dhe albanologjike, tema disertacioni, revista buletine etj