Niveli A2

 A1 – niveli hyrës           
 B1 – niveli prag
 B2 – niveli i përparuar
 C1 – niveli i pavarur
 C2 – niveli zotërues

NIVELI A2

Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë shprehje dhe një fjalor shumë të përdorshëmqë lidhet me veten, familjen e tij, blerjet, mjedisin e afërt, punën dhe profesionin. Ai mund të kapë thelbin e lajmërimeve, të mesazheve të thjeshta dhe të qarta.
Gjithashtu, ai mund të lexojë tekste të shkurtra, informacione të veçanta, dokumente të përditshme si: reklama, fletëpalosjet, menutë, oraret, si dhe letra personale të shkurtra dhe të thjeshta. Studenti ka një fjalor të ngushtë që i përmbahet nevojave të përditshme konkrete.
Të folurit: Studenti mund të komunikojë gjatë kryerjes së detyrave të thjeshta dhe të zakonshme, të cilat kërkojnë një shkëmbim informacioni të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë mbi tema dhe veprimtari të njohura. Mund të kuptojë dhe të marrë pjesë në mënyrë të mjaftueshme bashkëbisedime të thjeshta. Gjithashtu, ai mund të përdorë një seri frazash për të përshkruar thjeshtë familjen e vet, banesën, si dhe profesionin e tij.

Të shkruarit: Studenti mund të shkruajë shënime dhe mesazhe të thjeshta dhe të shkurtra, si edhe letër personale falënderimi shumë të thjeshtë.
Njohuri gramatikore: Studenti mund të përdorë disa struktura të thjeshta gramatikore, duke njohur rastet më të thjeshta të përdorimit të emrave, përemrave dhe foljeve.

Shkarko më poshtë modelin e testit (format pdf):

NIVELI FILLESTAR [A2]

Shpërnda lajmin: