Galeria

Forumi “Humanities” mbi botimin në gjuhën gjermane të librit të Marlin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”
Forumi “Humanities” mbi botimin në gjuhën gjermane të librit të Marlin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”

Sot në Forumin “Humanities” me Prof.Asoc.Dr Florian Schaffenrath dhe Mag. Stefan Zathammer nga Universiteti i Insbrukut u diskutua mbi botimin në gjuhën gjermane të librit të Marlin Barletit “Rrethimi i Shkodrës”, kontributin e Marin Barletit në humanizmin evropian si edhe perspektivat dhe mundësitë në fushën e studimeve neo-latine. Faleminderit studentëve dhe pedagogëve që me pjesmarrjen dhe angazhimin e tyre kontribuan në një bisedë shumë interesante dhe të frytshme. 

Një bashkëpunim i suksesshëm me Profesor John Kiousopoulos

Në kuadër të projektit  Erasmus+ për mobilitet të stafit akademik, në Departamentin e Gjeografisë nga data 11 Prill – 13 Prill 2018,  Profesor John Kiousopoulos nga Universiteti i West Attica, Greqi. Ai ka nje karrierre të gjatë në mësimdhënie dhe veprimtari shkencore, si: Arkitekt Inxhinier, Planifikues Urban dhe Hapësinor, Inxhinierik, Shef i Laboratorit të Analizës Hapësinore,  Anëtar i Bordit të Shoqatës së Planifikuesve Urbanë dhe Rajonal të Greqisë. Ishte një bashkëpunim i suksesshëm, ku studentët ishin shumë të interesuar dhe aktiv gjatë trajtimit të tematikave të trajtuara në leksione të zhvilluara në ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor. Program axhenda dhe tematikat e zhvilluara në leksione si mëposhtë:

“Urban Planning” – 11 Prill 2018

 “Calculating Human Impact Along Coastal Areas” – 11 Prill 2018

 “Marine Spatial Planning”- 12 Prill 2018

 “Spatial Planning” -  13 Prill 2018

Përtej bashkëpunimit tonë të përgjithshëm shkencor, u shqyrtuan  mundësi  zgjerimi për hulumtime (dokumente / projekte të përbashkëta).

FHF - Ligjëratë me temë “Media, gazetaria, demokracia dhe transformimi i opinionit publik”
FHF - Ligjëratë me temë “Media, gazetaria, demokracia dhe transformimi i opinionit publik”

Në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u mbajt sot ligjërata me temë “Media, gazetaria, demokracia dhe transformimi i opinionit publik” nga dr. Wiebke Loosen (Instituti për Kërkimin në Media “Hans Bredow”, Hamburg). Ky takim u moderua nga prof. dr. Artan Fuga. Pjesë e panelit të diskutimit ishin Kryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) z. Gentian Sala si edhe eksperti i medias z. Lutfi Dervishi, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Dekani i Fakultetit prof.dr. Sabri Laçi.

Dr. Wiebke Loosen  theksoi funksionin integrues të medias, ku nga njëra anë ka për detyrë të mbledhë dhe të shpërndajë temat e nga ana tjetër i duhet të mundësojë pluralizmin e mendimeve në një mjedis, ku flukset janë të pakufishme;

Media dhe gazetaria - theksoi dr. Wiebke Loosen zhvillohen varësisht kushteve, ku ato operojnë. Një sistem mediatik kushtëzohet nga politikat e vendit ku ndodhet dhe nga kushtet sociale, kulturore të popullsisë së atij vendi. Pra, media gjermane – vijoi ajo, operon varësisht kushteve të Gjermanisë dhe nuk mund të implementohet njësoj sin ë Shqipëri.

Një pikë tjetër e rëndësishme ku dr. Loosen u ndal ishte edhe trajtimi i tendencave të qeverive për të futur në dorë mediat. Ajo përmendi rastin e blerjes së grupit “Dogan” nga njerëz të afërt të Erdoganit, apo edhe rasti i Wechat në Kinë, ku shteti është në dijeni të çdo komunikimi.

Në fund dr. Loosen u ndal te gazetaria investigative, e cila është e vështirë për t`u zhvilluar në kushtet ku operojmë. Gazetaria e sotme është ajo e deklamimit dhe përcjelljes ashtu siç janë të njoftimeve dhe deklaratave për media.

Nga leksioni i hapur: "Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike"
Nga leksioni i hapur: "Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike"

Si pjesë e projektit të përbashkët të Departamentit të Historisë dhe Perform Helvetas të titulluar "Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike", në datën 22 shkurt është organizuar në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë leksioni i profesorit dhe historianit të njohur Bernd Fischer. Profesor Fischer prezantoi temën "Sfidat metodologjike në trajtimi e historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri". Leksioni u ndoq me interes nga studentë e pedagogë të FHF.

Nga leksionet e shkollës dimërore "Lidhjet austro-shqiptare"-2
Nga leksionet e shkollës dimërore "Lidhjet austro-shqiptare"

Në ditën e parë të Shkollës Dimërore, "Lidhjet austro-shqiptare", 25 studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, por dhe të fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës ndoqën leksionet e programuara të shkollës. Në ceremoninë e hapjes morën fjalën përshëndetëse Dekani i FHF, Prof. Dr Sabri Laçi, Ambasadori i Republikës së Austrisë, Dr. Johann Sattler si dhe Shefja e Departamentit të Historisë, Prof. Dr. Asoc. Eva Hyskaj, të cilët pasqyruan bashkëpunimin shkencor midis Fakultetit, Departamentit të Historisë dhe Ambasadës së Austrisë në Tiranë në kuadër edhe të Vitit Austri-Shqipëri, që Ministria e Jashtme austriake ka shpallur 2018.

Në kuadër të leksioneve, Dr. Enriketa Papa-Pandelejmoni lektoroi mbi “Politikën dhe Interesat austro-hungareze në trevat shqiptare gjatë shek. XIX-1918” si dhe mbi “Marrëdhëniet diplomatike Austri-Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit”. Ndërsa Dr. Kurt Gostentschnigg lektoroi mbi tematikën e “Shkenca mids Politikës dhe Ushtrisë. Albanologjia austro-hungareze 1867-1918/Wissenschaftim Spannungsfeld von Politik und Militär. Die österreichisch-ungarische Albanologie 1867-1918”, tematikë e zgjeruar imtësisht edhe në botimin e fundit të Dr. Gostenschnigg po me të njëjtin titull.

Nga promovimi i librit të Elena Gjikës “Shqiptarët në Rumani - Historia e princërve Gjikaj në shek. XVII, XVIII dhe XIX”
Nga promovimi i librit të Elena Gjikës “Shqiptarët në Rumani - Historia e princërve Gjikaj në shek. XVII, XVIII dhe XIX”

Në fjalën e hapjes Dekani i FHF, prof.dr. Sabri Laci vlerësoi figurën e Elena Gjikës si dhe botimin në shqip të “Shqiptarët në Rumani” duke theksuar faktin se ky libër është një kontribut i rëndësishëm për njohjen e periudhës së Rilindjes, jashtë kufijve.

Ambasadori i Rumanisë në Republikën e Shqipërisë Sh.T.Z. Mircae Perpelea, në fjalën e tij theksoi konsideratën e lartë që ka populli rumun për familjen e njohur të Gjikajve, si edhe bashkëpunimin e madh kulturor mes dy popujve. Ai përmendi që kjo familje ka nxjerrë 25 drejtues të lartë politikë gjatë Rilindjes dhe ka kontribuar fuqishëm në vetëdijen kombëtare rumune. Po ashtu, ambasadori Pirpelea shprehu vlerësimet e larta për Elena Gjikën, intelektualen e dimensionit evropian të shek. XIX.

Prof.as.dr. Eva Hyskaj në analizën e saj për librin theksoi se Arkitektura e punimit e konceptuar me 9 krerë në një vëllim prej 355 faqesh harmonizohet në mënyrë dinamike në funksion të evidentimit të modelit politik dhe administrativ që përfaqësonin principatat e vllahisë e moldavisë për t’u lidhur me mekanizmat shtytës të këtij funksioni dhe në territorin ballkanik, politika e të cilit ndikohej sigurisht edhe nga familja dinastike e Gjikajve.

Deri në vitet 1700, (sic përshkruhet në pjesën Rumania para fanariotëve) identiteti personal i rumunëve përcaktohej nga vendbanimi (fshati), feja (ortodokse apo myslimane) dhe klasa (bujar apo fshatar). Ndërgjegjësimi për identitetin etnik u rrit si rrezultat i ndikimit të faktorëve të jashtëm e të brendshëm. Hapi i parë ishte ndërgjegjësimi për konfliktin me grekët fanariotë.

Në këtë liber, autorja  i kushton vëmendje jo thjesht interesit politik, por edhe kuptimit e veprimit të vektorëve që asistuan procesin e krijimit te shtetit duke ndalur tek fakti qe Revolucioni grek kishte një ndikim të madh mbi Rumaninë. Ngjarjet e 1821-shit treguan haptas që bujarët rumunë kujdeseshin për interesat e tyre dhe nuk synonin ta ndërronin sundimin turk me atë grek.

Brenda këtij libri pjesë e shqyrtimit janë edhe aspektet e fqinjësisë, duke faktuar përparësitë dhe mangësitë e familjes dinastike në marrëdhëniet mes vedi e me fqinjët.

Në fund te librit, trajtohet struktura administrative etnike dhe dinastike e shtetit, ku hyn në lojë edhe territori si aspekt me peshë  i kombit..

Prof.as.dr. Mark Marku në fjalën e tij u përqëndrua kryesisht në aspektin publicistik të punës së Elena Gjikës, marrëdhëniet e saj më emrat më të njohur të Rilindjes shqiptare dhe sidomos kontributin e intelektualëve shqiptarë të cilët botuan jo vetëm vëprat e tyre në Rumani, por po ashtu edhe zhvillimin e shtypit shqiptar në Rumani. 

Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike
Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike

Këtë javë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në kuadër të projektit "Kërkimi shkencor në kuadër të një shoqërie dinamike" ishin të ftuara Prof. Christina Kuoulouri nga Universiteti Panteon i Athinës dhe Prof.Dubravka Stojanovic nga Universiteti i Beogradit. Prof.Koulouri prezantoi temën me titull "Çarmatosja e historisë në Ballkan: Mësimdhenia e ngjarjeve traumatike dhe ceshtjeve te mprehta. Ndërsa Prof.Stojanovic prezantoi temen"Si mund të ndihmojë në pajtimin etnik, mësimdhenia e historisë në ish-Jugosllavi".

Nga ceremonia e dekretimit të Dekanit FHF, Prof. Dr. Sabri Laçi
Nga ceremonia e dekretimit të Dekanit FHF, Prof. Dr. Sabri Laçi -3

Në datën 18 Dhjetor 2017, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, dekretoi Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi. 

Nga Kampionati i Minifutbollit dhe i Volejbollit
Nga Kampionati i Minifutbollit dhe i Volejbollit

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë zhvilloi ditën e premte, datë 2 qershor 2017, ora 16:00, Kampionatin e Minifutbollit dhe të Volejbollit midis skuadrave përfaqësuese të Departamenteve të Fakultetit.    

Forumi “Humanities 3”
Forumi “Humanities 3”

Mes studentesh dhe pedagogësh u diskutua me të ftuarin Z. Artan Shabani, Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, disa çështje të lidhura me rolin e artit figurativ në shoqërinë tonë dhe mënyrën sesi Galeria Kombëtare e Arteve sheh të përfshijë në aktivitetet e saj shoqërinë dhe të rinjtë në tërësi.

Open day 2017
Open day 2017

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë gjatë aktivitetit me maturantët që duan të vazhdojnë studimet pranë këtij Fakulteti.

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit
Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit

Nga Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Gjatë germimeve arkeologjike në praktikën mësimore
Gjatë germimeve arkeologjike në praktikën mësimore

Studentët e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore gjatë germimeve arkeologjike në praktikën mësimore në Kepin e Palit.

Në ekspedite tek Shpella e Zezë
Në ekspedite tek Shpella e Zezë

Grupi i studentëve të Departamentit të Gjeografisë në ekspedite tek Shpella e Zezë në Pellumbas për të parë në terren karstologjinë, speleologjinë, dhe paleogjeografinë.

Forumi "Humanities"
Forumi "Humanities"

Në një takim me Studentët e Fakultetit të Filologjisë dhe Historisë në Tiranë, kreu i këtij autoriteti Gentiana Sula tha se puna sapo ka nisur ndërsa u zotua se të gjitha dosjet do të lexohen ashtu si duhet. Autoriteti për informim për dokumentet e ish-Sigurimit do të zbardhë rreth 3 milion faqe shkresa të dosjeve të arkivuara për llogari të ish sigurimit. 

Forumi Humanities

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu ishte ditën e mërkurë, më 25 Janar 2017, i ftuari i parë në serinë e bisedave të Forumit të Humaniteteve me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Histori Filologjisë ku diskutoi Administratën e re të Shteteve të Bashkuara dhe Politikën e saj të Jashtme. Në fjalën e tij, Ambasadori vuri në dukje se “Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të Presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.” Ambasadori Lu mbajti një fjalim dhe iu përgjigj një shumëllojshmërie pyetjesh nga pjesëmarrësit në lidhje me Presidentin Donald Trump dhe si mund të ndikojnë platformat e tij të shprehura politike në marrdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vendeve e rajoneve të tjera në botë. Gjithashtu Ambassadori Lu ju përgjigj pyetjeve në lidhje me NATO-n, duke vënë në dukje se Sh.B.A. do të inkurajonte më shumë kontribute nga të gjithë anëtarët e aleancës. Ambasadori theksoi gjithashtu se shkatërrimi i ISIS është përcaktuar si një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme, një qëllim të cilin ne e ndajmë me mbi gjashtëdhjetë vende të tjera të koalicionit kundër ISIS-it, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. Ambasadori theksoi se ky vit që kemi përpara është “plot me sfida kur bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjet kombëtare.”

Projekti i ambienteve të jashtme FHF

Projekti i sistemimit të ambienteve të jashtme të Fakultetit

Biblioteka FHF

Pamje nga ambientet e bibliotekës së FHF-së

Migrimi dhe hapesira gjeografike

Konferenca Nderkombetare "Migrimi dhe hapesira gjeografike"

"Lufta I Botërore, shqiptarët, Ballkani, Europa"

Nga Konferenca Shkencore Ndërkombëtare "Lufta I Botërore, shqiptarët, Ballkani, Europa"

Dy libra te mrekullueshëm të Eco-s

Nga prezantimi i dy librave të mrekullueshëm të Eco-s: "Lavjerrësi i Fukoit" dhe "Si të udhëtosh me një salmon"!

5 Dhjetor 2016. Nga prezantimi i librit Historia e SHBA-ve, në mjediset e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë

Nga prezantimi i librit Historia e SHBA-ve, në mjediset e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë. Morrën pjese pedagogë e studentë.

Prezantimi i programit Global Upgrade

Meghan McGill, Zv. shefe e Zyrës së marrëdhenieve me publikun në Ambasadën Amerikane prezantoi GLOBAL UPGRADE Program.

Në vitin jubilar të Mjedës

Në vitin jubilar të Dom Ndre Mjedes, studentët e degës së Gjuhës dhe të Letërsisë bënë nje vizitë në Qendrën Muzeore "Ndre Mjeda " në Kukël, atje ku ai jetoi e punoi për 30 vjet.

Aktivitet në nder të Kadaresë

Departamenti i Letërsise në serine e aktiviteteve në nder te Ismail Kadaresë. Auditorium "PRIMISSIMUS INTER PARES".

Viti akademik 2015-2016

Nga Ceremonia e Diplomimit të studentëve në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë

Ludolinguistika

Ludolinguistika: te mesosh gjuhen nepermjet lojes. Jo vetem nje takim mbreselenes me prof. Francesco Altimarin, por edhe nje ligjerate shume interesante e prof. Antony Mollica, qe terhoqi gjithe vemendjen e studenteve.

Me shkrimtarin Fatos Kongoli

Takim me shkrimtarin Fatos Kongoli. Faleminderit Ministria e Kultures, Botimet Toena, Klubi i drames dhe te gjithe pedagogeve dhe studenteve tane!

Ekspeditat

Nga ekspedita e Departamentit të Gjeografisë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Nga ceremonia e emërimit të Dekanes FHF

Në datën 2 Qershor 2016, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, emëroi Dekanen e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Valentina Duka. Gjatë takimit, të pranishëm ishin dhe drejtuesit e departamenteve të shpallur fitues nga zgjedhjet e organeve të larta drejtuese në UT, si edhe drejtues të mëparshëm të të fakultetit.

 

Shpërnda lajmin: